FOTO/ “Dhurata” e Wolves për krishtilindje, shpërthen në kritika ndaj Simeone: Asnjë sulmues sdo të jetë i suksesshën
Shkruar nga NEWSPORT
Wolves ka zyrtarizuar “dhuratën” e parë të krishtilindjeve, Mathues Cunha. Lojtari i cili është në formë huazimi te klubi i Premier League, me detyrim blerje në fund të sezonit do të jetë një fokus i ri për sulmin e “ujqërve”.
Babai i sulmuesit brazilian me transferimin e të birit në radhët e Wolves ka shpërthyer në kritika ndaj trajnerit Simeone. Sipas tij stili i lojës së Simeone nuk lë asnjë sulmues të shkëlqej dhe është i lumtur për ndërrimin e trajnerit.
Deklarata:“Me sistemin e Simeones nuk ka asnjë mënyrë që një sulmues të jetë i suksesshëm, është shumë e vështirë. Matheus do të punojë tani me një trajner të mirë (Lopetegui), i cili e ka kërkuar edhe më parë.Po flasim për një trajner të nivelit ndërkombëtar. Le të shpresojmë që Matheus të jetë i suksesshëm në këtë sfidë të re”.