
Florian Marku po shijon sukseset e tij në sportin e boksit. Luftëtari shqiptar arriti të plotësonte ëndrëën e fëmijërisë për të zhvilluar një ndeshje në Shqipëri duke mposhtur meksikanin Miguel Perras në Air Albania.
Kjo fitore historike merr akoma më shumë vlera tani që Marku ka zbuluar një detaj shumë thelbësor që mund të kompromentonte gjithë eventin. 20 ditë përpara sfidës, Marku pësoi një dëmtim duke bërë që të operonte dorën e djathtë. Pavarësisht kësaj, dëshira për të realizuar ëndrrën bëri që ai të shtrëngonte dhëmbët e të dilte fitues nga Air Albania.
"Ky dëmtim më ndodhi 20 ditë para ndeshjes së madhe që zhvillova në Tiranë. Dora duhej operuar direkt por nuk mundesha të anulloja një ndeshje si kjo dhe më duhej te ndeshesha edhe pse me dorë të dëmtuar.
Jam stervitur vetëm me një dorë për rreth 3 javë. Hera e parë që e gjuajta dorën e djathtë dhe vura dorezë ishte nata e ndeshjes. Ju garantoj nuk ka boksier në botë të futet me një dëmtim si ky në një ndeshje boksi, perveç meje. Tani dora eshtë operuar dhe jam në fazë rikuperimi.
2023 do jetë viti më i madh i karrierës sime. Nëse do të jem i shëndetshëm, gati mentalisht dhe fizikisht, Dasht Zoti nuk do të ketë asnjë në botë që do të mund të më mundi. 2023 do të flasi vetë!"- shkruan Marku ne rrjete sociale.
[gallery ids="674024,674025"]
Galeria fotografike ()
Poll