Milani barazoi 1-1 në Udine, në sfidën e Serie A që dhuroi emocione. Si duket në këtë takim asgjë nuk ka shkuar mirë për kuqezinjtë, pasi kamerat kanë vërë re një gafë të klubit nga Milano. Në bluzën e lojtarit Junior Messias vërehet një shkronjë më shumë. Aty shkruhet Meessias, teksa një “e” është e tepërt. Ky gabim nuk i ka shpëtuar rrjeteve sociale, të cilët kanë nxituar për të bërë postime të ndryshme rreth këtij rasti.
30 vjeçari Messias ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola. Ky është sezoni i tij i parë me skuadrën e Piolit.

Poll