
Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll zhvilloi ndeshjen e tretë të fazës së grupeve ndaj Gjermanisë. Kuqezinjtë u mundën në këtë takim me rezultatin 2-1.
Trajneri Irtan Sejko e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (GK), Klejdis Branica, Rej Xhaferi, Flavio Prendi, Giovani Hoxha dhe Guido Tepshi.
Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 8-të me golin e Emanuele Giardini, ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë me Stefan Winkel.
Kuqezinjtë reaguan në pjesën e dytë dhe ngushtuan diferencën në minutën e 33-të me Mehmet Hoxhën. Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, nuk arritën të barazonin rezultatin.
Ndeshja e fundit e Shqipërisë në fazën e grupeve do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 17:00, ndaj Çekisë.