
Gianluigi Donnarumma
Gianluigi Donnarumma kaloi një sezon të mrekullueshëm me PSG-në, duke fituar së fundmi finalen e Champions League ndaj Interit. Aktualisht, 26-vjeçari ndodhet në grumbullim me Kombëtaren, por e ardhmja e tij është në ajër.
Teksa bisedimet me PSG-në për një rinovim të mundshëm kanë nisur, për portierin janë të interesuara 3 ekipe italiane. Bëhet fjalë për Interin, Napolin dhe së fundmi Juventusi që dëshiron Donnarummën.
Siç raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë dëshirojnë të rrisin numrin e italianëve dhe ish-portieri i Milanit është një nga kryesorët për ta bërë këtë. Por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Donnarumma dhe PSG.
Poll