
Gianluigi Buffon i dha lamtumirën kombëtares së Italisë mes lotëve, pas eliminimit nga Suedia. E gjitha bota e futbollit ishte prezente me dhimbjen e madhe të legjendës së futbollit italian. Në 175 ndeshje të luajtura me Axurrët, Buffon ishte kapiten në 79 të tilla.
Për lamtumirën e tij ka shkruar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili njihet si tifoz i "thekur" i Juventusit. Braçe duket i prekur nga fjalët e Buffon pas ndeshjes kundër Suedisë dhe për këtë shkruan: "Sa shumë dhimbje tek një kampion! Por, ky do të mbetet numri 1 në gjithçka! G1G1 Buffon!"
Kujtojmë që Italia barazoi pa gola kundër Suedisë, por në ndeshjen e parë Axurrët ishin mposhtur me rezultatin 1-0, gol që solli eliminimin e skuadrës së Venturës.
[gallery columns="1" size="full" ids="169753"]