Kupa e Botës u mbyll me finalen e çmendur ku Argjentina zbriti nga froni Francën dhe ngriti lart trofeun e lavdishëm. Në një kompeticion të tillë ku presioni arrin kulmin, rëndësia e lojtarëve me eksperiencë është shumë e domosdoshme, jo më kot, në dy klubet finaliste kishin titullar veteranë si Messi, Di Maria, Otamendi, Giroud apo Lloris.
Në formacionin me lojtarët mbi 30 vjeç që kanë luajtur më mirë këtë Botëror, shihen cilësi që formojnë një ekip të frikshëm. Porta i takon gardianit të Argjentinës, Martinez, i cili fitoi edhe Dorezën e Artë. Në mbrojtje shihen dy medalistët e artë Otamendi dhe Acuan sëbashku me Walker të Anglisë dhe marokeni Saiss. Luka Modric udhëheq mesfushën ndërsa në sulm nuk mund të mungonte Leo Messi me Di Marian.
Formacioni i plotë: