Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Bllokimi i liqenit nga Qeveria, ASANI i komenton Erion Braçes: Rama e ka djalin tifoz me Tiranën, aty ka hotelin Partizani

Shkruar nga NEWSPORT

Qeveria shqiptare ka vendosur që të bllkojë qarkullimin e njerëzve pa orar në të gjithë Shqipërinë. Pak ditë më parë Kryeministri Rama urdhëroi edhe mbylljen e parkut të liqenit pasi ishin të shumtë ata që dilnin për xhiro në oraret e lejuara.

Në rrjetet sociale ditët e fundit ka qarkulluar edhe një foto e Zv.Kryeministri Erio Braçe duke dal xhiro nga liqeni. Një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga vetë Braçe në Instagramin e tij.

 Në postimin e tij ka komentuar edhe ish-lojtari i Partizanit, Jasir Asani që aktualisht luan në Suedi te AIK. Duke parë bllokimin e liqenit, Asani i ka komentuar Braçe që aty është afër hoteli i Partizanit dhe Kryeministri e ka djalin tifoz me Tiranën prandaj ka bllokuar edhe hyrjen në formë shakaje.

“Ka çunin me Tiranën Rama dhe e di që te liqeni ka hotelin Partizani”, shkruan Asani në komentin e tij.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga