Armando Sadiku ka gdhendur në trupin e tij golin që shënoi 7 vite më parë. Asokohe Shqipëria ishte kualifikuar për herë të parë në grupet një europiani. Kuqezinjtë arritën të kapinin vendin e dytë në grupin I.
Në këtëë grup merrnin pjesë skuadra si Portugalia e cila u rendit në vendin e parë. Kombëtarja la pas saj Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. Më pas në fazën e grupeve ata u përballën me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
Ishte pikërisht ndeshja ndaj këtyre të fundit ku Shqipëria përpos kualifikimit në fazën e grupeve arriti edhe fitoren e parë në këtë kompeticion. Ishte minuta e 43-të e pjesës së parë ku nga një krosim i Ledjan Memushaj në zonë gjenë Sadikun i cili kërcen mbi kundërshtarët dhe shënon.
Ky moment nuk do të harrohet thuajse kurrë nga futbollisti i cili është lojtari i parë shqiptarë që shënon për kombëtaren në një turne kaq të rëndësishëm. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ai ka treguar se ka bërë tatuazh kërcimin e golit.
[caption id="attachment_699505" align="alignnone" width="463"] Armando Sadiku[/caption]