Max Verstappen nuk ndalet as në Çmimin e Madh të Anglisë. Në Silverstone piloti hollandez i Red Bull arriti të fitonte sërish garën duke u renditur i pari. Tashmë Verstappen është shumë pranë titullit kampion për të dytin vit radhazi.
Në këtë garë nuk kishin si të mungonin as pilotët britanik me Lando Norris i MCLAREN që u rendit në vendin e dytë. Ndërsa podium plotësohet nga Lewis Hamilton. Me pilotin britanik të Mercedes që nuk shkon më shumë se vendi i 3-të në garën e vendlindjes së tij.
Ajo që bie në sy është rënia pikiadë e Sergio Perez të Red Bull dhe Charles Leclerc të Ferrarit. Me këta të fundit që urenditën përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 9-të. Kurse Top-5 plotësohet nga Oscar Piastri i MCLAREN dhe George Russell i Mercedes.
Më poshtë njihuni me renditjen e plotë:
[caption id="attachment_699867" align="alignnone" width="663"] Renditja e Formula 1[/caption]