Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FORMULA 1/ Vazhdon dominimi i Hamilton, anglezi "u lë targën" dhe në Austri

Shkruar nga NEWSPORT
FORMULA 1/ Vazhdon dominimi i Hamilton, anglezi "u lë

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton vazhdon të dominojë në këtë sezon të Formula 1. Në provat e para të vlefshme për garën e Austrise, britaniku e ka përfunduar në vendin e parë duke lënë pas Vettel. Ai ishte 0.144 sekonda më i shpejtë se gjermani i Ferrarit. Por duhet theksuar se piloti i "kokëkuqes" italiane përdori goma të mesme kurse anglezi përdori goma të buta. Kurse në vendin e tretë dhe të katërt u renditën Bottas dhe Charles Leclerc.

Finlandezi i Mercedes nuk i ka humbur shpresat për titullin kampion por e di se gara në Red Bull Ring është një nga shanset e tij të fundit për titullin ndaj dhe nuk duhet të gabojë. Hamilton nga ana tjetër ka bërë nisjen më të mirë të sezonit ndonjëherë duke fituar 6 nga 8 garat e para dhe ka 36 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës në renditjen e përgjithsme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga