
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Covid-19 ka pushtuar tanimë Europën dhe një pjesë të madhe të Globit. Të shumta kanë qenë aktivitete sportive të shtyra, ndërsa tetë gara të Formula 1 kanë pësuar të njëjtin fat. Çmimi i madh i Azerbajxhanit është shtyrë sot.
Ky është vendimi më i fundit i qeverisë së automobilizmit. Gara në Baku nuk do të zhvillohet në datat 5-7 qershor siç ishte parashikuar, ndërsa ky është vendimi i tetë drastik për shtyrjen e garës. Kujtojmë se në Australi, Bahrein, Vietnam, Kinë, Gjermani, Spanjë dhe Monaco garat kanë pësuar të njëjtin fat.
Poll