
Dita e djeshme ka qenë një ditë historike për Lewis Hamilton dhe emri i tij do të skalitet si një nga më të mirët e historisë së Formula 1. Arsyeja është e thjeshtë anglezi në garën që u zvillua dje në Silverstone fitoi për vitin e gjashtë rradhazi në atë pistë. Me këtë fitore ai la pas dhe legjenda të tjera të sportit të katër rrotakëve si Jim Clarck apo Alen Prost të cilën kanë fituar nga 5 herë respektivisht në Britaninë e Madhe dhe në Francë.
Piloti i Mercedes është i pakapshëm nga konkurrentët e tij direkt dhe tashmë ka filluar të konkurrojë që emri i tij të shënohet me gërma të arta në historinë e këtij sporti. Kujtojmë se me shumë mundësi ai do ta mbrojë titullin e kampionit botëror këtë vit pasi ësht 39 pikë larg ndjekësit më të afërt kur kanë mbetur pa u zhvilluar pothuajse gjysmat e garave.