
“Për të ruajtur stabilitetin financiar, disa skuderi të Formula 1 tashmë kanë marrë paradhënie”, thotë Presidenti i Liberty Media dhe shefi Greg Maffei.
Formula 1 ka një model unik financiar. Secila skuadër merr para nga çmimet që kanë fituar në sezonet e kaluara dhe një tarifë nga sponsorat. Ndërsa skuadrat e fundit kanë të drejtë të marrin të ardhurat e tyre fikse pavarësisht pozicionit të tyrë, por aktualisht shumica e skuadrave nuk po marrin para për shkak të sezonit të pezulluar.
Maffei bëri të ditur se mbajtësi i të drejtës tregtare të sportit tashmë ka avancuar me pagesat për ekipet në mënyrë që të sigurohet që mjetet dhe F1 të mbijetojë nga situata vështirë financiare që po kalon.
"Ne kemi para të ruajtura për pagesat e disa ekipe të caktuara. Ka raste kur mund të bëjmë më shumë prej kësaj. Ka gjëra të tjera që mund të bëjmë për të ndihmuar ekipe që mund të kenë nevojë për ndihmë. Ne duam të sigurohemi që të gjitha ekipet të jenë pjesë e garës në mënyrë që të kemi një sezon të sukseshëm për vitin 2020-21", citohet ai të ketë thënë nga analistët e Wall Street.
Biznesmeni amerikan theksoi se Liberty Media ka hartuar skenarë të ndryshëm pasi ende nuk është e qartë se si ngjarjet sportive mund të kthehen këtë vit. F1 ka konsideruar që garat të zhvillohen pas dyerve të mbyllura që do të nënkuptojnë se Mbajtësi i të Drejtave Tregtare do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e të ardhurave, që janë ato nga shitja e biletave, fitim ky qe gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave.