
Lewis Hamiton ka arritur fitoren e gjashtë në pistën e Silverstonë në një garë të që prodhoi dhe një përplasje mes Max Verstappen dhe Sebastian Vettel. Betejat në pistë bënë që gara të ishtë dramatike dhe anglezi i Mercedes përfitoi nga makina e sigurisë dhe mori kryesimin që nuk e humbi kurrë. Pas dyshes se që u pozicionua në dy vendet e para, piloti i Ferrarit Charles Leclerc i dha jetë një dueli për vendin e tretë, i cili në fund i takoi kokëkuqes.
Gara shumë spektakolare do të kishte qenë tema e ditës po të mos ishte për një përplasje midis holandezit të Red Bull dhe Vettel. Për të cilën gjermani do të ndëshkohej me një pënallti 10 sekondëshe. Piloti anglez arriti fitoren egjashtë në shtëpinë e tij duke e çuar diferencën në 39 pikë nga ndjekësi më i afërt dhe duke mbyllur kështu praktikisht kampionatin.