Ferrari ka dominuar në Las Vegas. Në vijën e parë të Çmimit të Madh Charles Leclerc arriti të dilte i pari në provat zyrtare, ndërsa në vendin e dytë doli shoku i tij i skuadër, Carlos Sainz.
Pas dominimit të Ferrarit në dy vendet e para, i 3-ti u rëndit kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen. Ky i fundit nuk ia doli që në këtë pistë të re të Formula 1 t’i bënte ballë “fuqisë” së Ferrarit.
Një mbrëmjë për tu harruar ishte për emrat e mëdhenj të këtij sporti si Fernando Alonso që zuri vendin e e 10-të, Luis Hamilton që doli i 11-ti dhe Sergio Perez në vendin e 12-të.
Poll