Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FORMULA 1/ “Bosi” i Mclaren e thotë hapur: Sporti mund të vazhdojë dhe pa Ferrarin

Shkruar nga NEWSPORT
FORMULA 1/ “Bosi” i Mclaren e thotë hapur: Sporti mund të

Zak Brown nuk është aspak i lumtur me mënyrën se si bisedimet aktualisht po shkojnë për uljen e kapakut të buxhetit. Të gjitha skuadrat janë dakordësuar me njëra-tjetrën, në një kohë që kriza e Coronavirusit ka futur shumë ekipe në vështirësi financiare, por Ferrari duket se nuk është fort mbështetës i kësaj nisme.

Mattia Binotto është një nga të paktët që ka shprehur se nuk dëshiron të përfshihet drejtpërdrejt në uljen e sasisë së buxhetit që skuadrat mund të shpenzojnë në vit, në Formula 1, por Broën u shpreh kundër mendimit të Binotto-s.

Drejtuesi i skuadrës së Ferrari nuk mendon se është koha për vendime të nxituara që Broën kërkon të ndërmarrë. Pikërisht në kohë krize zgjedhjet duhen bëhen që garantojnë mbijetesën e Formulës 1.

"Nëse nuk e ulim kufirin, dekurajojmë ekipet e vogla sepse ata nuk mund të mbajnë më kostot. Unë nuk mendoj se formula 1 mund të mbijetojë me katërmbëdhjetë vetura. Gjashtëmbëdhjetë është minimumi dhe tetëmbëdhjetë është i sigurt. Formula 1 mund të mbijetojë pa Ferrari por preferoj që ata të qëndrojnë në sport ” – u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga