Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FORMACIONI/ Shehi zgjedh më të mirët, si do të luajë të mërkurën Tirana në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Shehi zgjedh më të mirët, si do të luajë

Tirana do të luajë në datën 6 korrik në transfertë kundër Dudelange, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 19:30 dhe prej disa javësh kanë nisur përgatitjet nga ana e kampionëve të Shqipërisë.

Trajneri Orges Shehi ka përcaktuar futbollistët që do të zbresin në fushë, duke mos pasur surpriza. Ashtu si në sezonin e shkuar, porta do të mbrohet nga Visar Bekaj, kurse para tij pritet të rreshtohen Toshevski – Najdovski – Behiratche dhe Ismajlgeci në të majtë.

 Sakaq Aleksi – Totre – Limaj do të mbajnë barrën e mesfushës, kurse sulmi do të udhëhiqet nga Xhixha dhe Seferi nga krahët, kurse në majë braziliani De Silva. Duhet thënë që deri në ditën e ndeshjes, mund të ketë ndonjë surprizë, por me shumë mundësi tekniku durrsak ka vënë pikat mbi “i” për titullarët e Champions League.

Bekaj; Toshevski – Najdovski – Behiratche – Ismajlgeci; Aleksi – Totre – Limaj; Xhixha – Seferi, De Silva

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga