Ditën e hënë(27 nëntor), Partizani do të luajë në orën 17:00 kundër Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.
Arbër Abilaliaj u shpreh në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, se akoma nuk ka vendosur për titullarët. Ne mund të supozojmë formacionin titullar, ku sigurisht nuk mund të mungojnë dhe eksperimentet.
Vështirësia është në mbrojtje, ku nga ndeshja me Egnatian vetëm Sembene ka mbetur qendër mbrojtës përveç Bytyçit dhe Prekës. Andi Janjeva është parë në seanca stërvitore të Partizanit dhe pse është kontigjent i ekipit U21.
Mesfusha dhe sulmi me shumë gjasa mund të mbesin të pandryshuara, ndërsa gjatë pjesës së dytë pritet të marrin minuta Da Silva dhe Mba. Surprizë mund të jetë dhe ndryshimi i skemës së përdorur deri më tani, nga 4-2-3-1 në 3-5-2.
Formacioni i mundshëm:
Partizani (4-2-3-1): Qirko; Buxhelaj, Janjeva, Sembene, Murataj; Mehmeti, Maguette; Cara, Rrapaj, Taipi; Bintsouka