
Shqipëria U-21 do të luajë një ndeshje mjaft delikate, e cila ëhstë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Alban Bushi do të luajë “all-in” për të marrë fitoren ndaj Zvicrës U-21.
Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje. Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë.
Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur edhe 11-shen titullare për këtë sfidë duke bërë 3 ndryshime nga ajo me Finlandën.
Poll