Në mbrëmjen e sotme rikthehet sërish Champions League, e cila do të marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Dy takime që pritet të jenë të luftuara do të marrin “skenën”, teksa në fushë do të zbresin 4 skuadra ku do të kërkojnë edhe fitoren.
Interi do të presë në “San Siro” skuadrën e Atletico Madrid, sfidë që do të startojë në orën 21:00. Një duel “titanësh” mes italianëve dhe spanjollëve që do tëë përplasin “brirët’ për fitoren në fazën e 1/8-ave. Zikaltërit janë një prej ekipeve të momentit dhe fitorja për ta do të jetë mëse e detyrueshme, ndërkohë nga krahu tjetër “djemtë” e Diego Simeones do të tentojnë të marrin rezultat në shtëpinë e italianëve.
Një tjetër duel interesant është mes PSV-së dhe Dortmund. Në këtë përballej favoritë në letër janë gjermanët, por jemi mësuar tashmë se në të tillë kompeticion surprizat nuk mungojnë. Kjo ndeshje do të luhet në “Philips Stadion” në orën 21:00.
Trajneri Simone Inzaghi ka marrë vendimin dhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do e nisë nga stoli, teksa pritet të marrë minuta gjatë pjesës së dytë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Inter – Atletico Madrid
[caption id="attachment_724606" align="alignnone" width="334"] Inter - Atletico Madrid[/caption]
PSV – Dortmund
[caption id="attachment_724607" align="alignnone" width="390"] PSV - Dortmund[/caption]