
Kupa e Botës do të përcaktojë sot të tretën e bronztë të eventin më të madh futbollistik. Kroacia dhe Maroku kërkojnë lavdinë në këtë Botëror. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Khalifa international” do të startojë në orën 16:00. Arbitër kryesorë i këtij takimi është Abdulrahman Al Jassim, nga Katari.
Kroacia ka përzgjedhur më të mirët për të startuar nga minuta e parë. Mordic-Kovacic do të jenë përsëri lider të mesfushës në këtë “finale të vogël” ndërkohë që në krahun tjetër është Maroku me Hakimi-Amrabat të cilët kanë shkëlqyer gjatë këtij eventi.
Formacionet zyrtare:
Kroacia: Livakovic, Livaja, Gvardiol, Sranisic, Sutalo, Modric, Orsic, Majer, Kovacic, Kramaric, Perisic
Maroku: Bono, Hakimi, El Yamiq, Dari, El Khannous, Amrabat, Attiat-Allah, Boufal, Ziyech, Sabiri, En Nesyri