
Luhet sfida e javës së nëntë mes Laçit dhe Teutës. Trajnerët Armando Cungu dhe Bledi Shkëmbi kanë projektuar titullarët që do të hedhin në fushë. Armando Cungu e ka sfidën e dytë si i rikthyer te Laçi prandaj paraqirja e mirë në shtëpi është detyrim.
Shkëmbi duket se kërkon fitoren duke hedhur në fushë "artilerinë e rëndë". Teuta kërkon patjetër vazhdimësinë për të mbajtur kreun e renditjes.
Laçi 4-3-3: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Teuta 4-4-2: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Todorovski, Kallaku, Aleksi, Avdyli, Çyrbja, Khalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Bylis - Tirana
Tirana udhëton për të bërë surprizën në Ballsh, një qytet ku këtë sezon nuk kanë mundur të dalin me pikë edhe ekipe të rëndësishme. Dovedan hedh në fushë formacionin më të mirë, ndërsa te Tirana Karabeci sërish titullar.
Bylis: Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Ntepe, Murataj, Mëllugja, Ndreca, Bajramaj, Guindo Trajner: Veljko Dovedan
Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Hasani, Cobbinah, Cale, Dunga Trajner: Ardian Mema