
Chelsea-Man United është supersfida e ditës së sotme në Premier League e vlefshme për javën e 26-të. Vendasit vijnë në këtë takim pas barazimit ndaj Southamton dhe ndaj United kërkohet me çdo kusht fitorja për t'u afruar me me zonën Champions.
Nga ana tjetër, "djajtë e kuq duan të përfitojnë nga ndalesa e Leicester për të siguruar akoma edhe më shumë vendin e dytë. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zytare nga të dyja skuadrat. Tuchel I beson nga minuta e Giroid pas golit të shënuar në Champions, ndërsa United vjen me Rashford e Greenwood.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Chilwell, Ziyech, Mount, Giroud.
Man United: De Gea, Lindelof, Maguire, Shaw, Wan-Bissaka, Fred, McTominay, James, Bruno Fernandes, Greenwood, Rashford.