
Lazio do të luajë në Europa League sfidën e raundit të parë ndaj Galatasarait në transfertë. Skuadra kryeqytetase luan në transfertën turke, ndërsa kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë edicion.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Trajneri Sarri ka vendosur t'i besojë më në fund Strakoshës që ka qendruar në stol në këtë fillim sezoni. Elseid Hysaj është sërish titullar dhe ka "blinduar" krahun e majtë e sot do të nisa në fillimi këtë takim, ndërsa Muriqi do të jetë në stol.
GALATASARAY (4-2-3-1): Muslera; Yedlin, Marcao, Nelsson, Van Aanholt; Kutlu, Antalyali; Morutan, Cicaldau, Akturkoglu; Dervisoglu.
LAZIO (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Akpa Akpro, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.