
Në Itali të gjithë janë në pritje të sfidës Inter-Juventus në një "San Siro" totalisht të mbushur me tifozë zikaltër. Ndeshja pritet të jetë emocionuese për shkak se të dyja ekipet janë duke luftuar për vendin e parë në Seria A, por edhe se torinezët do të kenë kundërshtar një ish të tyre, Antoni Conte.
Sfida pritet të startoj në orën 21:00 dhe të dy teknikët kanë zbuluar 11 titullarët e ndeshjes.
Conte e nis me një 3-5-2, i cili ka zgjedhur të lë jashtë Candrevën dhe në vend të tij është Barrela. Ndryshime ka dhe nga kampi tjetër ku Sarri ka surprizuar duke lënë jashtë Higuain dhe i ka besuar sulmin dyshes Dybala-Ronaldo.
Formacionet:
Inter (3-5-2)
Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; D'Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Martinez.
Trajner: Conte.
Juventus (4-3-1-2)
Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonuçi, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Ronaldo, Dybala.
Trajner: Sarri.