Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FORMACIONET/ Nga Championsi në “Champions”, Milani kërkon 3 pikët ndaj Spezias për objektivin kryesor

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Nga Championsi në “Champions”, Milani kërkon

Milani do të përballet sot në orën 18:00 me Spezian në transfertë ku do të tentojë me ço kusht 3 pikët për të shpresuar ende për një vend në zonën Champions. Ky objektiv është jetik për kuqezinjtë pasi në të kundërt, merkato pritet të jetë e vakët.

Pioli nuk ka ndërmend të bëjë më rotacione, e bëri 2 herë këtë gabim ku ka lënë pikë të rëndësishme në javët e fundit dhe sot ka hedhur në fushë më të mirët e mundshëm. Gjithsesi bie në sy mungesa e Leao të dëmtuar dhe Olivier Giroud që ka nevojë për shlodhje dhe ndodhet në stol.

Kalulu zëvëndëson Calabrian nga e djathta ndërsa Pobega përkrah Tonalit në mesfushë pasi mesfushori tjetër Bennacer është gjithashtu i dëmtuar dhe me shumë mundësi mbyll sezonin.

Formacionet Zyrtare:

Spezia (4-3-3): Dragowski; Amian, Ampadu, Wisniewski, Nikolaou; Esposito, Ekdal, Bourabia; Reca, Nzola, Gyasi. 

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Pobega; Saelemaekers, Díaz, Rebic; Origi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga