
Në Premier League mbajnë frymën për sfidën e mbrëmjes së sotmë në orën 21:00. Manchester City dhe Arsenal do të përplasen më në fund në Etihad Stadium në një ndeshje që nuk vlen thjeshtë 3 pikë.
Fituesi i kësaj sfidë do të ketë thuajse të sigurtë titullin kampion të Premier League. Aktualisht i ndajnë 5 pikë në renditje por City ka 2 ndeshje mangut për të luajtur dhe nëse i konsiderojmë të fituara do të shkonin +1 nga Topcinjtë, ndaj sot është thjeshtë… një finale.
Guardiola dhe Arteta kanë publikuar 11-shet titullare lojtarë si Haaland, De Bruyne, Grealish që do të përballen me homologët e tyre si Saka, Jesus, Xhaka apo Odegaard.
Formacionet Zyrtare:
Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland. Trajner: Pep Guardiola
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Jesus, Martinelli. Trajner: Mikel Arteta