
Inter do të luaj finalen e parë ndaj Barcelonës në orën 21:00, në San Siro. Zikaltërit e drejtuar nga Conte në sfidën e sotme luajnë vetëm për tre pikët, ndryshe rruga e "Champions League" do të përfundonte që sonte. Të ndodhur në vend të dytë sëbashku me Dortmund nga 7 pikë, Inter-it sot i duhet një fitore ndaj Barcelonës, teksa Dortmund luan në shtëpi me Slavia Prague dhe fitorja duket më e lehtë.
Me Barcelonën e kualifikuar, Antonio Conte ka zgjedhur të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për mbrëmjen e sotme, teksa sulmin ia beson Lautaro dhe Lukakut, Nga ana tjetër katalanasit e kualifikuar kanë ardhë në Itali me një ekip "baby", duke lënë në shtëpi Messin. Me mendjen tek El Clasico, Barcelona e nis nga minuta e parë me Perez dhe Griezman duke lënë në stol edhe Suarez.
Inter: Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, D'Ambrosio, Vecion, Brozovic, Valero, Biraghi, Lautaro, Lukaku
FC BARCELONA: Neto, Wague, Todibo, Umtiti, Lenglet, Firpo, Alena, Vidal, Rakitic, Griezmann, Perez