Interi ka udhëtuar në Portugali për të sfiduar Benfican në çerekfinalen e parë në Champions League, sfidë që starton në orën 21:00. Zikaltërit do të synojnë fitoren në këtë ndeshje, ndërsa priten dryshime në formacion.
Për shkak të mungesave Simone Inzaghi është i detyruar të ndryshojë në mesfushë, ku sipas “Football Italia” ku Kristjan Asllani do të jetë sërish në stol, teksa Calhanoglun do ta zëvendësojë Marcelo Brozovic.
Te skuadra portugeze nuk pritet të ketë surpriza, teksa në fushë do të hidhen 11-tëshja më e mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e mundshme:
Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Antonio Silva, Morato, Grimaldo; Florentino Luis, Aursnes; Chiquinho, Joao Mario, Rafa Silva; Goncalo Ramos.
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez.