Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FORMACIONET/ Derbi i Myzeqesë për kreun, Apolonia dhe Lushnja vetëm për 3 pikë

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë do të mbyllë sot ndeshjet e fazës play-Off për javëne  parë, ndërsa është rezervuar një derbi I zjarrtë. Në Fier, Apolonia do të presë Lushnjën në derbin e "Myzeqesë". Dueli këtë herë vjen për objektiva të njëjtë, pasi të dyja skuadrat janë në luftë për një vend në Kategorinë Superiore.

Humbja e Pogradecit kryesues ka rritur shpresat e të dyja skuadrave, që në "Loni Papuçiu" pritet të luftojnë vetëm për fitore. Një barazim do të fliste për rivalët direkt, andaj skuadrat e Mërgjyshit dhe Gjylës janë "të dënuara" për tri pikë. Një fitore e fierakëve do t'I çonte në krye, ndërsa Lushnjën do t'a afronte 1 pikë larg kreut.

Formacionet e mundëshme:

Apolonia: Harizaj, Omeri, Duda, Sota, Ejoh, Ymeraj, Mehmeti, Kumani, Mihana, Zaimaj, Gjata Trajner: Artan Mërgjyshi

Lushnja: Haremi, Ruço, Nako, Musaku, Mone, Magani, Baze, Gava, Sulkja, Mezini, Canka Trajner: Ilir Gjyla

Klasifikimi:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga