
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëra tjetrën në orën 16.15, në El Clasicon e javës së 9-të të La Liga. Si Koeman, ashtu edhe Ancelotti kanë vendosur për formacionet zyrtare.
Madrilenët e nisin me Benzema. Sulmuesi francez do ketë edhe mbështetjen e Rodrygo. Në kampin katalanas, nuk mund të mungojë Memphis Depay. Kjo është El Clasico e parë për hollandezin dhe me siguri do bëjë të pamundurën për ta bërë të paharrueshme këtë ditë.Reali është në vendin e katërt, ndërsa miqtë nga Katalonja janë në vendin e tetë.
Formacionet në Camp Nou:
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Piqué, Eric, Alba; Busquets, De Jong, Gavi; Depay, Dest, Ansu Fati.
Real Madrid: Courtois; Lucas, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kross; Rodrygo, Benzema, Vinicius.