Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FORMACIONET/ Allegri dhe Inzaghi gradojnë titullarët, Juventus dhe Inter në luftë për të prekur finalen e Coppa Italia

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Allegri dhe Inzaghi gradojnë titullarët, Juventus dhe

Juventusi dhe Interi vihen përballë në gjysmëfinalen e Kupës që do të luhet duke nisur që nga ora 21:00 në “Allianz Stadium”. Një sfidë që premton spektaklë dhe emocione të forta, ku të dyja ekipet dynojnë fitoren për të kapur finalen. Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje të karikuar si rrallëherë, ku në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi prezantohet në “Allianz Stadium” në mënyrën më të keqe të mundshme, Interi vjen në këtë sfidë pas 3 disfatave radhazi në kampionat, teksa ka shijuar vetëm një herë suksesin në 5 ndeshjet e fundit, në fitoren 2-0 ndaj Lecces.

Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare ku si Inzaghi edhe Allegri kanë zgjedhur më të mirët e mundshëm.

Formacionet Zyrtare:

Juventus (3-5-1-1): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vllahovic. Trajner: Max Allegri

Inter (3-5-2): Handanovic; D'Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga