Real Madrid nuk po kalon një sezon të mirë ashtu siç i ka hije emrit të madh të madrilenëve. Për vitin e dobët të "los galacticos" janë vënë nën "akuzë" shumë lojtarë dhe një ndër më të kritikuarit ka qenë edhe Karim Benzema. Por këta duket se do jenë muajt e fundit të francezit në "Santiago Bernabeu".
Sipas Diario Gol, madrilenët po mendojnë seriozisht largimin e sulmuesit. Mendohet se ai do ti ofrohet ekipit të Manchester United në Premier League. Mourinho është një fans i Benzema që nga koha kur drejtonte Real Madrid dhe një ribashkim me të do e kënaqte trajnerin portugez.
Poll
