
Pasi arriti me sukses ngjitjen në Kategorinë e Parë, Tomori ka nisur tashmë nga puna për ndërtimin dhe përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri. Trajneri Sinella, prej disa ditësh është duke kryer seancat stërvitore me disa prej lojtarëve që kanë qëndruar nga sezoni i shkuar.
Gjithsesi, ajo që shqetëson është mungesa e përforcimeve në këtë merkato vere. Në pamje të parë duket se problemi kryesor është mungesa e fondeve. Përforcim për këtë ide është edhe fakti se disa prej lojtarëve të afruar në këtë merkato vere kanë zgjedhur të largohen brenda pak ditësh nga Tomori. Rastet e ngjashme ishin ato të Mihanit dhe Bajazitit që pasi u stërvitën dy ditë me Tomorin u larguan nga ekipi.
Poll