
Ditën e sotme është zhvilluar ndeshja mes Juventusit dhe Sampdorias. Bardhezinjtë kanë fituar me rezultatin 2-1. Golat janë shënuar të dy nga portugezi Cristiano Ronaldo, i cili tashmë udhëheq edhe listën e golashënuesve me 14 gola.
Ndërkohë, Juventus duket se nuk ka asnjë rival, pasi në 19 ndeshje, tashmë numëron 53 pikë, 12 më shumë se Napoli që luan në orën 18:00 me Bologna-n në "San Paolo".
Poll