
Florent Hadergjonaj ka zgjedhur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën. Lojtari dardan e mbylli sezonin te ekipi i Kasimpasa në Turqi.
Për shërbimet e tij kishte interes nga Panathibnaikos, AEK e Olimpiacos, por mbrojtësi ka preferuar të mbetet në Turqi. Hadergjonaj ka arritur marrëveshjen me Alanyaspor. Në fakt sot pritet zyrtarizimi i tij te skuadra turke.
Detajet e kësaj marrëveshje ende nuk dihet, teksa pritet të bëhen publike pas prezantimit të tij. Te ekipi i Alanyaspor do të gjejë Fidan Alitin, me këtë të fundit që gjithashtu iu bashkua gjatë kësaj merkatoje.
Poll