Gjermani ka publikuar listën me 24 lojtarë për kualifikueset e Euro 2024 që do të mbahen pikërisht në vendin e tyre. Hansi Flick ka paralajmëruar një ekip me lojtarë të rinj që do të përbëjnë Gjermaninë e të ardhmes. Dështimi në Botëror ka lënë shumë hije të errëta dhe skuadra bëhet gati për një revolucion.
Në këtë mënyrë, trajneri Flick ka prezantuar plot 6 lojtarë të rinj mes të cilëve bie në sy edhe emri i sulmuesit me origjinë kosovare, Mërgim Berisha. Bomberi i Augsburg po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga ku ka shënuar 8 gola e 4 asiste në 18 ndeshje duke marrë ftesën e parë nga Gjermania A pais më parë ka qenë pjesë e moshave ku ka fituar edhe Europianin U-21.
Poll