Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flet "Topi i Artë 2018", TRASHI i thotë të gjitha: GEGA të na gjejë një sulmues, ja kush është dëshira dhe kundërshtari më i rrezikshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Flet "Topi i Artë 2018", TRASHI i thotë të gjitha: GEGA

Futbollisti i Partizanit deklaroi në emisionin "Fair Play" të Ora Neës se klima e Partizanit është ndryshuar ndjeshëm në krahasim me vitet e tjera. Anësori i majtë i të kuqve deklaroi se objektivi i tij për vitin e ardhshëm është të marrë ftesë në Kombëtare. Ai shtoi se rivali më i fortë që has vazhdimisht në fushë është mbrojtësi i djathtë i Skënderbeut Kristi Vangjeli.

"Që një sportist të bie në sy duhet të punojë fort, por duhet dhe fati, sidomos në Shqipëri kur dihet që kushtet e zhvillimit të sportit janë të vështira. Fatika qenë me mua. Tani jam në rrugën e drejtë.

Nervozizmi në fushë? Luajmë 11 kundër 11. Ka dhe përplasje. Kam patur përplasje dhe brenda familjes për gabimet e mia. Janë vetëm me sportin.

Përgjegjësia bie mbi mua Albanain dhe Ibrahimin, sepse jemi eksperiencë dhe duhet të kërkojmë nga lojtarët e rinj të sakrifikojnë më shumë për ekipin.

Raporti me trajnerin Skënder Gega? Marrëdhënia me Gegën është ndryshe nga të tjerët. Po dhe trajnerët e tjerët që kam patur nuk mund t'i anashkaloj. Shpëtim Duron më ka afirmuar. Gega sillet si shokë me ne. Kjo duket dhe në fushë dhe jashtë saj. Ne ia kthejmë sa më mirë në fushë.

Profesorit i uroj sa më shumë fat. Ka bërë sakrificë të madhe se ka lënë familjen larg. I them të gjej një lojtar për sulmin. E dimë që Bardhi nuk është sulmues i mirëfillitë, ka sakrifikuar. Me ndihëm e drejtorit Rama, presidentit Demi shpresojmë t'ia salim.

Jam i dashuruar. Dëshira? Është ajo që ajo e keni përmendur shumë herë dhe ju: dua të marr një ftesë nga tekniku Panuçi. Është emocion shumë i madh për çdo lojtar të përfaqësojë vendin e tij.

Viti i duhur për titullin? Nuk mund të them që është viti i Partizanit, se nuk ka siguri. Është vit ndryshe nga të tjerat. Ka më shumë harmoni.  Trajneri Gega, drejtori Rama dhe presidenti Demi komunikojnë shumë bashkë për ekipin. Marrëdhëniet brenda klubit janë model.

Kundërshtarët për titull? Po të shohim tabelën janë 2-3 ekipe. Nuk mund ta përjashtoj Skënderbeun. E kam thënë që në fillim që duhet ta mundim.

Rivali më i fortë në fushë? Kristi Vangjeli më ka krijuar më tepër vështirësi", u shpreh Trashi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga