Mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka ka folur për “Blick”, pas ngjarjes të keqe për karrierën e tij tek Arsenal. Disa javë më parë Granit Xhaka u fërshëllye nga tifozët e vetë dhe si për pasoj gjatë një zëvendësimi në ndeshjen me Crystal Palace, Xhaka shpërthen në sharje ndaj fërshëllimave. Një veprim që ngjalli reagime të fuqishme dhe i kushtoi shiritin e kapitenit Xhakës, ndërkohë është në rrezik e ardhmja e tij tek Arsenal.
“Java e kaluar në veçanti ishte e mbushur me shumë emocione. Por përsëri ndihem mirë. Jam duke u stërvitur mirë dhe pres të kthehet tek detyrat e mia.
Kur numri im u shfaq në tabelën e arbitrit të katërt, tifozët filluan të festojnë dhe kjo më goditi shumë. Është një reagim që nuk e kuptova, veçanërisht për këmbënguljen”, u shpreh Xhaka.
I konsideroni tifozë të vërtetë?
“Për sa më kujtohet, tifozët janë gjithmonë pjesë e sportit. Kam një respekt të madh për entuziazmin dhe angazhimin që ata vendosin në lojë. Kritikat e tyre, nëse janë të duhurat, ju bëjnë të rriteni si sportist. Por ku ata ju fyejnë, ju dhemb. Nëse nuk luaj ose nuk luaj mirë, duhet të heshtim dhe të dëgjojmë. Por nëse fyeni kapitenin tuaj thjesht krijon një atmosferë të keqe për ekipin që ju brohorisni”, shtoi Xhaka.
E ardhmja?
“Të jeni të sigurt, unë do të vazhdoj të luftoj dhe gjithmonë të jap maksimumin këtu, duke filluar nga stërvitja. Unë jam gati”, përfundoi Xhaka.