Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Flet futbollisti: Trajneri na motivonte para ndeshjes me filma pornografikë

Shkruar nga NEWSPORT
Flet futbollisti: Trajneri na motivonte para ndeshjes me filma pornografikë

E çuditshme, por e vërtetë! E padëgjuar më parë! Hoakin Kaparos, ish-trajneri i Majorkës (2012-2013) përdorte një medotë unike për të stimuluar lojtarët e tij para ndeshjeve. Përpara ndeshjes kundër Atletik Bilbaos, trajneri mblodhi lojtarët e tij para televizorit dhe papritur i vendosi të ndiqnin një film me përmbajtje pornografike.

Kaparos kërkonte të largonte stresin e lojtarëve para këtij takimi me këtë metodë të veçantë, por në fakt, ideja nuk funksionoi. Majorka u mposht nga baskët me rezulatin 1-0. Ai që ka treguar episodin e çuditshëm ka qenë ish-futbollisti i skuadrës spanjolle, Anderson Koncesao, 26 vjeçari që tashmë aktivizohet në MLS-në amerikane me Filadelfia Union.

Për “ESPN Brazil” ai ka treguar ndër të tjera se: “Sapo e pashë se çfarë po transmetohej në televizor nuk po e mbaja dot të qeshurën. Trajneri u mundua me çdo mënyrë që të na bënte të aftë të linim pas momentin e keq që po kalonim në kampionat. Për fat të keq, as sekuenca filmike që na tregoi nuk funksionoi”.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu