
Mesfushori spanjoll dhe lojtari më ri i Manchester City-t, Rodrigo Hernandez ka folur për herë të parë si lojtar i këtyre të fundit. 22-vjeçari ka thënë ndër të tjera se për të është një ëndërr transferimi në Angli në këtë skuadër të mrekullueshme .
"Është një ëndërr për mua të të jem këtu. Është një skuadër e mrekullueshme me një staf të pabesueshëm. Kam shumë gjëra për të mësuar dhe vendosa që këtu do të ishte vendi më i mirë për të vazhduar karrierën time. Jam krenar për atë që kam bërë deri tani por dua të vazhdoj të rritem dhe të mësoj", përfundoi ish-lojtari i Atletiko Madrid.
Kujtojmë se klubi anglez për të pagoi 70 milionë euro pasi ishte një kërkesë specifike e Pep Guardiolës.
Poll