Flamurtari ka mundur të regjistrojë një tjetër fitore ndaj Partizanit këtë herë në ndeshjen çerekfinale të Kupës që u zhvillua ditën e djeshme në Vlorë. Pas disfatës së ditës së premte, në ndeshjen e kampionatit, Partizani është mundur sërish nga vlonjatët në njëjtin vend, me të njëjtin rezulat 1-0.
I pranishëm dje në stadium ka qenë drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama i cili pas përfundimit të takimit ka zbritur në katin e parë të impiantit, pa u futur në dhomat e zhveshjes. Ai ka qëndruar për pak minuta me stafin e skuadrës.
Gjatë bisedës me stafin, Olsi Rama është dëgjuar të thotë: "Bobo, çfarë bëhet kështu", dhe më pas është parë të largohet i mërzitur. Si duket disfata për të dytën herë ka lënë shije të hidhur për drejtorin, i cili këtë herë nuk e ka përmbajtur veten.