Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari pret 6-7  lojtarë  të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari pret 6-7  lojtarë  të huaj

Klubi vlonjat është gjithmonë nga më aktivët në merkato, ku dy vitet e fundit ka bërë lëvizje të shumta, duke e transformuar skuadrën shpesh. Edhe këtë verë, megjithëse është hequr dorë nga buja dhe emrat e mëdhenj, pritet që në Vlorë të vijnë 6-7 lojtarë të huaj. E ka konfirmuar administratori Sinan Idrizi këtë shifër, por pa dhënë emra konkretë për momentin. Po shihen përforcime nga Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia, ndërkohë që skuadra duhet të jetë plotësisht e kompletuar para se të niset drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Bushiç dhe Asani janë emrat e parë të huaj, që priten te Flamurtari, ku shpresojnë shumë që FSHF-ja të rritë numrin e të huajve në fushë, duke e çuar nga 4 në 6.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga