Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari për pikë në Kukës, Duro dhe Gjoka ideojnë formacionet

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari për pikë në Kukës, Duro dhe Gjoka ideojnë

Sot, Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Kukësit, një ndeshje mjaft e vështirë për kuqezinjtë duke ditur objektivin e verilindorëve, titullin kampion. Në 32 javë skuadra e Gjokës nuk ka pësuar asnjë humbje. Ndërsa ekipi i Flamurtarit i drejtuar nga Shpëtim Duro lufton për mbijetesë. Drejtuesit kanë premtuar një premio të majme dhe në kampin vlonjat të gjithë janë optimistë. Të dy trajnerët kanë ideuar edhe formacionet që do të zbresin në fushën e stadiumit "Zeqir Ymeri". Kukësi me shumë gjasa do të luajë: Koliçi, Hallaçi - Pashaj - Alla - Imami, Dvornekoviç - Musolli - Lena -Kale, Emini-Pejiç.

Ndërsa Flamurtari i Shpëtim Duros pritet të zbresë në fushë me këtë 11-she: Halili, Jakovljeviç - Leal - Veliu - Mersini, Hyseni, Shehaj - Telushi - Shkodra - Alvesh, Bushiç.

Kjo ndeshje është përcaktuar të luhet në orën 16:00 në stadiumin "Zeqir Ymeri" në Kukës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga