Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari kërkon portierin lushnjar për kuadratin

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse kanë dy portierë në dispozicion, Argent Halilin dhe Klodjan Xhelilajn, te Flamurtari janë ende në kërkim të një “gardiani” për sezonin e ardhshëm futbollsitik. U kërkua me ngulm malazezi Miroslav Vujadinoviç, i cili ka mbrojtur portën e Laçit në sezonin e fundit dhe të Vllaznisë tre vitë më parë, por nuk dihet pse negociatat nuk vazhduan.

[caption id="attachment_8414" align="alignleft" width="300"]argent halili Argent Halili[/caption]

Megjithatë, trajneri Gugash Magani është duke parë në tregun shqiptar për një portier, ndërsa nuk dihet qartësisht nëse ka rikonfirmuar Argent Halilin. Por, deri në mesjavë kjo çështje do të ketë marrë zgjidhje për “Labin”, siç e thërrasin Halilin në ekipet ku ka luajtur.

Sa i përket alternativës së radhës për portën, burime konfidenciale pranë klubit vlonjat dhe trajnerit Gugash Magani bëjnë me dije se ky i fundit ka kontaktuar me lushnjarin Ibrahim Bejte, i cili mbylli sezonin te Besëlidhja e Lezhës. Bejte ka zhvilluar dy sezonë në Kategorinë e Parë që pas largimit nga Besa e Kavajës në sezonin 2013-2014, ku bëri kampionat të mirë. Ai ka njohje për Superioren, pasi ka luajtur edhe me Shkumbinin dhe Kukësin në elitën e futbollit shqiptar. Pritet që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më shpejtë dhe Bejte mund të jetë blerja më e re e kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga