Ditë e errët për Flamurtarin. Ditën e sotme skuadra vlonajte ra në Kategorinë e Dytë pasi u mposht në finalen e Play Out 4-5 me penallti nga Tërbuni pasi 120 minutat e lojës u mbyllë në barazim 0-0. Një goditje e rëndë për të gjithë tifozët, por edhe ish lojtarët kuqezi të Flamurtarit që tani shikojnë se si skuadra e tyre bie në Kategorinë e Dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ervin Fakaj, ish lojtari i Flamurtarit dhe Kombëtares shqiptare ka sulmuar Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli dhe administratori e klubit, Sinan Idrizi se fajtorët për rrëzimin e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë.
Postimi i Ervin Fakajt:
"Dy organizatorët, dy numrat 10, dy lojtarë të denjë për çdo klub që kërkon të shkatërrohet në mënyrë të pamëshirshme. Pa asnjë emocion për historinë dhe pas asnjë përgjegjësi për të tashmen. Flamurtari i madh sot vdiq. Dy "play-maker" që meritojnë titullin e "nderit" non grata për një qytet që ka parë të mundë Barcëlonën dhe jo vetëm", shkruan Fakaj.
