Goga Basket arriti të fitonte titullin kampion në sezonin e shkuar, në basketboll për meshkuj. Ekipi i kampionatit shqiptar është surprizuar me një këngë që i është dedikuar pikërisht për suksesin e arritur. Lajmin është bërë me dije në kanalin zyrtar, ku shkruhej:
"E pabesueshme!
Dhuratë më të bukur nuk ka ! Goga Basket përshëndetet me një këngë me rastin e
daljes kampion. Ndiqeni dhe shijojeni këngën Go Goga Basket me tekst të të
madhit Haxhi Rama ,orkestrim te Saimir Cilit dhe kompozuar e kënduar nga
fantastiku kantautor Kujtim Prodani të cilit i urojmë suksese në koncertin tij
të sotëm dhe të nesërm për të cilin po ju përcjellim dhe postimin.
Faleminderit miq për këtë dhuratë të bukur!"
Kujtojmë që vitin e shkuar "Goga Basket" bëri historinë në basketbollin e meshkujve, teksa fiton titullin e parë kampion të vendit. Këtë e bëri pikërisht në pjesëmarrjen e saj të parë në Superligë.
