
Empoli luajti në shtëpi me Sassuolon ndeshjen e javës së 13-të të Serie A, takim të cilin e fitoi me shifrat 1-0. Goli i Baldanzit në minutën e 64-të do t’i jepte 3 pikët skuadrës së Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit.
Pikërisht ky i fundit ka folur pas këtij suksesi për kanalin zyrtar të klubit, teksa ka theksuar se i merituan 3 pikët me Sassuolën, ndërsa taskanët janë në rrugën e duhur.
“Ne e merituam këtë fitore për atë që treguam në fushë. Rezultati mund të ishte ndryshe, mund të përfundonte dy ose tre zero për ne, por më e rëndësishmja ishin tre pikët. Ne jemi një grup vërtet i bashkuar, ky është një aspekt i rëndësishëm. Ne punojmë shumë gjatë javës, bëjmë atë që kërkon trajneri nga ne. Tani ecim përpara, atje ka shumë për t'u përmirësuar, por rruga është e duhura. Fizikisht jemi shumë mirë tani do të luajmë me Napolin të martën dhe më pas me Cremonese, le të luajmë ndeshjen tonë dhe të shohim", ka deklaruar mbrojtësi i kombëtares shqiptare.