Janë luajtur ditën e sotme 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në zonën e promocionit është luajtur java e fundit dhe janë zbuluar verdiktet e fundit. Burreli ka mposhtur 2-0 Dinamon dhe ka siguruar kështu vendin e e dytë e do të përballet në "Play Off" me Tomorin që siguroi vendin e dytë në Grupin B. Korabi bëri detyrën duke fituar ndaj Vorës, por kjo fitore nuk ka mjaftuar për dibranët pasi duhej që Burreli të ndalej nga Dinamo. Egnatia kampione ka fituar 4-2 ndaj Pogradecit, ndërsa Besa është mposhtur 2-4 nga Tomori.
Në zonën e "Play Out", Flamurtari ka marrë një 3 pikë të artë duke fituar 3-1 ndaj Turbinës, ndërsa Elbasani është ndalur në barazim 1-1 ndaj Lushnjes në transfertë. Me këtë fitore, vlonjatët e sigurojnë ndeshjen e "play out", ndërsa Elbasani bie në Kategorinë e Dytë.
Rezultatet në kohë reale:
Kategoria e Parë, sot - 15:00
Play-off, grupi A
Burreli 2 - 1 Dinamo
Vora 1 - 5 Korabi

Play-off, grupi B
Egnatia 4 - 2 Pogradeci
Besa 2 - 4 Tomori

Play-out, grupi B
Lushnja 1 - 1 Elbasani
Flamurtari 3 - 1 Turbina
